Sipas rezultateve të përditësuara se fundmi nga “exit poll”,  Fronti i Ri Popullor, i përbërë nga pesë parti, parashikohet të fitojë 171 deri në 187 vende.

Partia e Presidentit Macron, Ansambli, parashikohet të jetë blloku i dytë më i madh me 152 deri në 163 vende , duke tejkaluar pritshmëritë.

Rally Kombëtare (RN) e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen vjen afërsisht e treta me 134 dhe 152 vende  të parashikuara për të fituar, një rritje e konsiderueshme nga 89 vendet e fituara në 2022.

RN pritej të ishte shumë më e fortë pasi siguroi shumicën e votave në raundin e parë. Por pjesa e saj e votave mund të jetë goditur pasi qindra kandidatë të qendrës dhe të majtë u larguan nga raundi i dytë për të mbajtur larg partinë e ekstremit të djathtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, për të siguruar një shumicë absolute nevojiten të paktën 289 vende.