Laburistët do të kthehen në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar pas një fitoreje dërrmuese ndaj konservatorëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe udhëheqësi i tyre, Keir Starmer, ka premtuar të “mishërojë” ndryshimin” dhe një rinovim kombëtar.

Pas 14 vitesh qeverisje konservatore, e cila është shënuar vitet e fundit nga një sërë krizas, Brexit, rritja e çmimeve apo edhe ndryshimi i kryeministrave, një tjetër ‘kapitull’ po hapet në Mbretërinë e Bashkuar.

Pa pritur rezultatet nga të gjitha 650 zonat elektorale të vendit, kryeministri në largim Rishi Sunak pranoi humbjen e partisë së tij, duke njoftuar se ai kishte telefonuar liderin e Partisë Laburiste Keir Starmer për ta uruar atë për marrjen e përgjegjësisë për atë që dukej si një fitore me përmasa historike.

Këtë mëngjes, Keir Starmer, një ish-avokat 61-vjeçar i specializuar për të drejtat e njeriut, do të ngarkohet nga Mbreti Charles III për të formuar një qeveri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një udhëheqës i moderuar i qendrës së majtë do të banojë në Downing Street numër 10 në një kohë kur e djathta ekstreme ka një shans për të ardhur në pushtet në Francë dhe kur Donald Trump duket se do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Ndryshimi fillon tani” , nënvizoi kryeministri i ardhshëm, duke falenderuar votuesit e tij dhe duke përmendur premtimin për një “rinovim kombëtar”. Nuk premtoj se do të jetë e lehtë. Nuk mjafton të shtypësh një buton për të ndryshuar një shtet. Kjo kërkon punë të palodhur, durim e vendosmëri”, tha ai.

Rezultatet në orët e para të mëngjesit të sotëm konfirmojnë shkallën e suksesit të laburistëve dhe humbjen historike të konservatorëve, të cilën sondazhet e kishin parashikuar prej muajsh./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";