Zgjedhjet në Britani, ish-lideri i laburistëve kandidon si i pavarur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në Britani, ish-lideri i laburistëve kandidon si i pavarur

Ish-lideri i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn, shpalli të premten kandidaturën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 4 korrikut si kandidat i pavarur.

Ky zhvillim mund të dobësojë epërsinë e Laburistëve, të cilët ai e drejtoi nga viti 2015 deri në vitin 2020, të paktën në vendin e tij në veri të Anglisë.

Partia Laburiste, e cila kryeson Partinë Konservatore në pushtet në sondazhe, pezulloi anëtarësimin e Corbyn në vitin 2020 pas një raporti mbi trajtimin e akuzave për antisemitizëm nën udhëheqjen e tij.

Corbyn udhëhoqi laburistët në zgjedhjet më të fundit në 2019 dhe ka mbajtur selinë e Islington North që nga viti 1983.

Advertisement

Vlen të theksohet se emri i Corbyn nuk u përfshi nga laburistët në listën e kandidatëve për vendin, gjë që e bëri atë të dalë si i pavarur.

“Unë dua që partitë tona politike të jenë demokratike, por anëtarëve të Laburistëve të Islingtonit u është mohuar e drejta për të zgjedhur një kandidat”, tha Corbyn në një video duke njoftuar vendimin e tij. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy