Certifikimi i rezultatit zgjedhor në shtetin e Xhorxhas zgjeron hartën elektorale të demokratëve në juglindje të vendit por ka nxitur një valë të re zemërimi mes mbështetësve të presidentit Trump. Protestuesit kanë pushtuar rrugët dhe sheshet në Atlanta me pretendimet se zgjedhjet janë vjedhur.
Xhorxhia nuk kishte votuar për një kandidat demokrat që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit. Në zgjedhjet e vitit 2016, presidenti Donald Trump fitoi me 5 % diferencë ndaj Hillary Clinton.
Kreu i shtëpisë së bardhë tashmë e ka përqëndruar betejën ligjore në Micigan. Në një seri postimesh në tëitter, presidenti Trump ka radhitur të dhëna që flasin për manipulim të rezultatit, votim nga persona të vdekur dhe paqartësi në shumë raste të tjera.
Ndërkohë, presidenti i zgjedhur Xho Bajdën pas një takimi virtual me 10 guvernatorë shtetesh nga të dyja partitë, akuzoi sërish kreun e shtetit për mungesë përgjegjshmërie në mesin e pandemisë, ndërsa refuzon të pranohjë hmbjen dhe t’i hapë rrugë tranzicionit.