Zëvendësi i ri i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, do të mbikëqyrë politikën amerikane për këtë rajon, e cila ka në thelb mbështetjen e tij në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

Kështu tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), i pyetur nga Radio Evropa e Lirë lidhur me qëllimet e Kasanofit në detyrën e re.

Kasanof mori postin e zëvendësit të ndihmësit të sekretarit për Ballkanin Perëndimor më 19 korrik të këtij viti.

Paraprakisht, në këtë post ishte Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Politika jonë promovon bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe reformat që do të sjellin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Ne do të vazhdojmë të punojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë evropianë për t’i avancuar këto qëllime gjatë udhëheqjes së Kasanofit”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Ai shtoi se Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe me partnerët evropianë, “në rrugën drejt arritjes së një marrëdhënieje të normalizuar, paqësore dhe produktive midis dy vendeve”.

Kasanof, që nga 19 korriku, është edhe zëvendës i ndihmësit të sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazi të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas biografisë së publikuar në ueb-faqen e DASH-it, ai ka shërbyer si asistent ekzekutiv nën ish-nënsekretaren për Çështje Politike, Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kasanof ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë.

Ai ka marrë çmim për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën në Kiev gjatë Revolucionit të Maidanit dhe më pas pushtimit rus të Ukrainës. /REL/