Autoritetet në Kinë kanë deklaruar se gjatë 4 muajve të fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë pacient i shtruar në spital me koronavirus.
Sipas zyrtarit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Guo Yanhong, kjo është prova më e fortë që tregon efektivitetin e metodave kineze në trajtimin e të infektuarve me koronavirus.
“Dëshmia më e fortë është se përvoja, metodat dhe strategjitë e Kinës në trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë janë të vlefshme.”
Data 14 prill ishte hera e fundit që Kina raportoi një vdekje si pasojë e COVID-19, humbje jete e cila u regjistrua në provincën Hubei.
Advertisement
The post Zero vdekje nga COVID gjatë 4 muajve të fundit në Kinë appeared first on Vizion Plus.