Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë të enjten se forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e uzinës bërthamore, Çernobil.

 

Aty ka ndodhur katastrofa më e keqe bërthamore. Forcat ushtarake ruse kanë hyrë aty dhe luftimet kanë rritur frikën se mund të shkaktohet ndonjë katastrofë bërthamore e shkallës së gjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Forcat pushtuese ruse janë duke tentuar të marrin kontrollin e Çernobilit. Ushtarët tanë janë duke dhënë jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet më”, ka thënë Zelenskyi në Twitter.

 

Ai ka thënë se forcat e Kievit janë duke luftuar me trupat ruse për kontrollin e Çernobilit, nga i cili është përhapur mbetje radioaktive përreth Evropës, kur një nga reaktorët bërthamorë ka shpërthyer në prill të vitit 1986.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në uzinën, e cila gjendet 130 kilometra në veri të Kievit, reaktori që dikur ka shpërthyer, tani është i mbuluar me strehë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin