Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë të papritur në pozicionet e vijës së parë të frontit në rajonin e Zaporizhjës, ku gjithashtu u takua me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossin.

 

Zyra e Zelenskyt tha në një deklaratë të hënën se presidenti takoi trupat “në pozicionet e vijës së parë” në dhe i nderoi ata me medalje shtetërore, si dhe i informoi për “situatën aktuale në vijën e frontit”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas, Grossi shkroi në Twitter se ai gjendet gjithashtu në Zaporizhja, dhe atje takoi Zelenskyn, me të cilin diskutoi për mbrojtjen e centralit më të madh bërthamor të Evropës, i cili mbahet nga forcat ruse.

 

IAEA ka shprehur vazhdimisht shqetësime për sigurinë në Zaporizhja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky central bërthamor – më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt të vitit të kaluar.

 

 

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më herët gjatë ditës, Ukraina tha se trupat ushtarake janë duke vazhduar të zmbrapsin sulmet e ashpra ruse në Bahmut.

 

Zelensky e ka vizituar Bahmutin gjithashtu javën e kaluar dhe u ka dhënë medalje trupave që janë duke luftuar për atë zonë./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";