Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të mërkurë Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo është vizita e parë e tij në këtë shtet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë.
Zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, tha se lideri ukrainas do të zhvillojë takime me të dhe do të mbajë një fjalim në Parlament.Qeveria britanike, po ashtu, njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në trajnime do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë .
RISHI SUNAK
KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE“Vizita e presidentit Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar është dëshmi e kurajës së shtetit të tij, vendosmërisë dhe luftës dhe është testament i miqësisë së pathyeshme mes dy shteteve tona”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Po ashtu Zelensky është duke planifikuar një vizitë për t’i takuar personalisht udhëheqësit e BE-së në një samit dhe për të mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian në një seancë të jashtëzakonshme.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës ,Zelensky ka realizuar vetëm një vizitë përkatësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, dhjetorin e vitit të kaluar.