Lufta vijon të intensifikohet në Ukrainë, ku në ditën e tretë të bombardimeve rusët duket se kanë përparuar drejt Kievit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një deklaratë për media tha se forcat e vendit të tij sapo shkatërruan një plan rus për të kapur atë, shkruan “BBC”. Ai ju ka bërë thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndalur pushtimin e Ukrainës.

“Ne e kemi prishur planin e tyre”, tha Zelensky, duke shtuar se forcat ukrainase kanë pasur nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij.

Më tej, Presidenti Zelensky ka shtuar se vendi i tij e kishte fituar të drejtën për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian, dhe ndonëse aktualisht nuk është në BE, ka përfshirë në Kushtetutën e saj aspiratat për t’u bashkuar me bllokun evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";