Zelensky: Ukraina ‘ende e gatshme’ për bisedime me Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Ukraina ‘ende e gatshme’ për bisedime me Rusinë

Ukraina është “ende e gatshme” për të vazhduar negociatat me Moskën, të cilat kanë ngecur që nga zbulimi i mizorive në Buça dhe zona të tjera pranë Kievit, tha të shtunën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

“Ukraina ka thënë gjithmonë se është e gatshme për negociata dhe kërkon çdo mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili vizitoi Buçan.

 

Advertisement

“Mjerisht, paralelisht ne shohim përgatitjet për beteja të rëndësishme, disa njerëz thonë se vendimtare, në lindje,” tha ai, duke iu referuar një ofensive të parashikuar ruse.

 

Ai tha se janë të gatshëm të luftojnë dhe “të shikojmë paralelisht për t’i dhënë fund kësaj lufte përmes diplomacisë”.

 

Advertisement

Bisedimet e fundit ballë për ballë mes dy palëve u zhvilluan më 29 mars, gjatë të cilave negociatorët ukrainas thuhet se kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për të pranuar neutralitetin në këmbim të garancive të sigurisë nga palët e treta.

 

“Në lindje dhe në jug, ne kemi parë një përqendrim të armëve, pajisjeve dhe trupave që po përgatiten të pushtojnë një pjesë tjetër të territorit tonë”, tha Zelensky.

 

Advertisement

Rezultati i çdo ofensive të re ruse do të varet “nga disa faktorë”, tha ai, duke përfshirë “forcën e Ukrainës, sa shpejt partnerët tanë na furnizojnë me armë dhe dëshira e liderit rus (Vladimir Putin) për të shkuar më tej”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy