Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu ka bërë thirrje qytetarëve të shteteve të tjera të botës që t’iu bashkohen në luftën ndaj agresionit rus.

 

“Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i drejtohet me një thirrje qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë: kushdo që dëshiron t’i bashkohet mbrojtjes së Ukrainës, nga Evropa dhe bota mund të vijnë dhe të luftojnë përkrah nesh kundër luftës kriminale të Rusisë”, nënvizohet në një postim në faqen e Presidentit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas presidentit, nuk ka kontribut më të madh që mund të jepet sesa arritja e paqes.