Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy akuzon Rusinë se nuk po tregon respekt ndaj familjarëve të ushtarëve të vdekur.

 

Sipas tij, autoritetet në Moskë nuk kanë rënë dakord për krijimin e një lloji korridori nga ku do të mund të transportoheshin trupat e ushtarëve të vrarë në luftë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të gjithë kemi momente në jetë kur dikush na vdes, ndoshta jo nga rrethi i ngushtë i familjes. Por dëgjoni, madje edhe kur një qen apo mace ngordh, duhet të sillemi në mënyrën më të mirë”, shtoi presidenti ukrainas.

 

Ndërkaq, zv.kryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se Moska madje ka tentuar të fshehë numrin e ushtarëve rusë të vrarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Autoritetet ruse nuk i duan këto kufoma. I kam pyetur pse nuk po i merrni, por ata nuk më kanë kthyer përgjigje”, shtoi Vereshchuk.