Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar ditën e sotme se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia-s.

Vinnytsia është një qytet i vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 257 km në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Në një video të publikuar së fundmi, Zelenskyy i kërkoi NATO-s të “mbyllte hapësirën ajrore” dhe të krijojë një zonë ndalim-fluturimi.

“Siguroni një zonë humanitare ndalim-fluturimi. Ky është detyrimi juaj humanitar për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe ju mund ta bëni. Nëse nuk e bëni, nëse nuk na siguroni, të paktën avionët, në mënyrë që të mbrohemi, atëherë mund të arrijmë në përfundimin e vetëm të mundshëm që dëshironi që ne të vritemi ngadalë”, u shpreh ai.