Të enjten, presidenti Volodymyr Zelenskyy ishte në Bruksel për të prezantuar Planin e tij të Fitores para udhëheqësve të BE-së, duke kërkuar mbështetje më të madhe për Ukrainën në mes të sfidave të vazhdueshme.

Zelenskyy pohoi se oficerët e ushtrisë së Koresë së Veriut janë tashmë në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht dhe zbuloi se inteligjenca informon se rreth 10,000 trupa të Koresë së Veriut janë duke u trajnuar për t’u bashkuar me forcat ruse.

Ai paralajmëroi: “Këtu shohim hapin e parë drejt një lufte botërore”.

Zelensky ka kërkuar mbështetje periodike ndaj Ukrainës, duke nënvizuar se pushtimi i saj nga Rusia do të ishte saga e një lufte të gjatë që do shkonte përtej këtyre dy vendeve./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";