Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky gjatë një fjalimi tha se Ukraina nuk e ka dashur kurrë këtë luftë, por kanë qenë të tjerët që i kanë shpallur luftë popullit ukrainas.

“Ne nuk e kemi dashur  kurrë  këtë luftë, por të tjerët na e sollën. Ne kurrë nuk kemi dashur të vrasim dikë, por duhet të luftojmë për ta larguar armikun nga toka dhe nga jeta jonë. Ne duhet të tolerojmë atë që asnjë komb i vetëm në Europë nuk e ka toleruar në 70 vitet e fundit”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi se ka folur me kryeministrin Boris Johnson, presidentin e Polonisë, kreun e qeverisë italiane dhe presidentin e Francës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse situata përkeqësohet, atëherë vendet duhet të miratojnë sanksione të reja për të siguruar paqen.Ne duhet të luftojmë kundër të keqes që dëshiron të shkatërrojë njerëzimin,” përfundoi Zelensky.