Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky gjatë një fjalimi tha se Ukraina nuk e ka dashur kurrë këtë luftë, por kanë qenë të tjerët që i kanë shpallur luftë popullit ukrainas.
“Ne nuk e kemi dashur kurrë këtë luftë, por të tjerët na e sollën. Ne kurrë nuk kemi dashur të vrasim dikë, por duhet të luftojmë për ta larguar armikun nga toka dhe nga jeta jonë. Ne duhet të tolerojmë atë që asnjë komb i vetëm në Europë nuk e ka toleruar në 70 vitet e fundit”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky shtoi se ka folur me kryeministrin Boris Johnson, presidentin e Polonisë, kreun e qeverisë italiane dhe presidentin e Francës.
“Nëse situata përkeqësohet, atëherë vendet duhet të miratojnë sanksione të reja për të siguruar paqen.Ne duhet të luftojmë kundër të keqes që dëshiron të shkatërrojë njerëzimin,” përfundoi Zelensky.