Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri apel evropianëve që të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës.
Zelensky mbërriti sot në Pallatin Blenheim, pranë Oksfordit, në Britani, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.
“Është shumë e rëndësishme të ruhet uniteti në Evropë, sepse uniteti gjithmonë lejon që të merren vendime të forta,” vuri në dukje Zelensky.
Zelensky kishte njoftuar më herët vendimin e tij për të udhëtuar drejt Britanisë, ku u takua me kryeministrin e sapozgjedhur Keir Starmer dhe mbretin Charles.
“Do të takoj Madhërinë e Tij Mbretin Charles III, kryeministrin Keir Starmer, gjatë udhëtimit në Britani”, sqaroi ai.
Udhëheqësi ukrainas ndau gjithashtu fotot e tij nga aeroporti me Valery Zaluzny, ambasadorin e sapoemëruar të Ukrainës në Londër, i cili më parë ishte kreu i forcave të armatosura të Ukrainës.
The countries of the European area are gathering for the fourth time at the European Political Community Summit to discuss common issues and challenges. I have arrived in the UK to participate in the Summit, hold bilateral meetings with partners, and sign new security agreements.… pic.twitter.com/lOpTJE63nK
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 18, 2024
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Është shumë e rëndësishme që unë jam këtu, për Ukrainën, sidomos në këtë periudhë të vështirë të luftës”, shtoi ai në deklaratat që bëri para gazetarëve në Blenheim.
“Që nga ditët e para të pushtimit (të Rusisë) në Ukrainë, Britania e Madhe ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës. Ne kemi nevojë për këtë lloj angazhimi për t’i dhënë fund terrorizmit rus”, theksoi presidenti ukrainas./vizionplus.tv