Zelensky: Lufta në Donbas më e dhimbshmja/ Ukraina shkatërron dy baza ushtarake ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lufta në Donbass është “një nga betejat më të vështira, më të dhimbshme dhe të vështira”.

 

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke falënderuar “të gjithë ushtarët dhe rojet kufitare që mbrojnë vendin në zonat e Bakhmut, Vuhledar, Avdiivka, Siver, Svatove, Lyman dhe Zaporizhzhia”.

 

Advertisement

Ndërkohë raportohet se Ushtria ukrainase shkatërroi dy baza ushtarake ruse në Melitopol, rajoni Zaporizhzhia, duke vrarë qindra ushtarë rusë.

 

Njësia speciale “Kraken”, e cila është pjesë e inteligjencës së Kievit, më pas raportoi se kishte shkatërruar kullën autonome të vëzhgimit “Grenadier” në rajonin Bryansk të Rusisë me ndihmën e një droni kamikaze.

 

Advertisement

Po ashtu Forcat Ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar 13 nga 15 dronët e lëshuar nga ushtria ruse gjatë natës.

 

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i forcave ajrore të Kievit, Yuri Ignat.

 

Advertisement

 “Dronët u lëshuan nga drejtimi verior. Ata ishin të tipit Shahed-136 të prodhimit iranian. 15 u lëshuan dhe 13 u shkatërruan nga mbrojtja ajrore..”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy