Zelensky konferencë me Stoltenberg: Do të bëjmë gjithçka që Ukraina të bashkohet me NATO-n

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky konferencë me Stoltenberg: Do të bëjmë gjithçka që Ukraina të bashkohet me NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se aleatët në samit kanë qenë “të etur” për të demonstruar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Ai foli për “mbështetjen e paprecedentë” që aleanca i ka dhënë Ukrainës që nga samiti i fundit dhe gjithashtu foli për mbështetjen e ardhshme që do t’i jepet vendit.

Zelensky tha se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është thelbësore për të frenuar “oreksin e Rusisë për agresion”.

Ai tha se do të “bëjë gjithçka” për të siguruar që Ukraina të bashkohet me NATO-n

Advertisement

Ndërsa Stoltenberg tha se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO” dhe se vendi është në një “rrugë të pakthyeshme” drejt anëtarësimit.

I pyetur në lidhje me kufizimet ndaj Ukrainës për të përdorur armë nga anëtarët e NATO-s për të sulmuar objektivat brenda Rusisë, Zelensky tha se duhet të jetë në gjendje të përgjigjet nëse Moska vret civilët e saj.

“Nëse vërtet duam ta kemi Ukrainën në hartë, duhet të bëjmë hapa konkretë, hapa shumë të shpejtë”, tha Zelensky.

Zelensky theksoi se aleatët janë bërë më të fortë gjatë rrjedhës së luftës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy