Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e hodhi poshtë ftesën e Papa Françeskut për bisedime me Rusinë si “ndërmjetësim virtual” nga distanca, raporton Reuters.
Në fjalimin e tij me video gjatë natës, Zelensky nuk iu referua drejtpërdrejt Papa Françeskut apo komenteve të tij, por tha se idetë e Papës nuk kishin të bënin me përpjekjet e figurave fetare në Ukrainë për të ndihmuar vendin.
“Ata na mbështesin me lutje, diskutime dhe veprime të tyre. Kështu është me të vërtetë kisha me njerëzit”, tha Zelensky.
“Jo 2500 kilometra larg, diku, një ndërmjetësim virtual mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë”, shtoi presidenti ukrainas. /vizionplus.tv
Advertisement