Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar kryeministrit izraelit Bennet që të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, në mes të betejës së Kievit.

Ky lajm bëhet i ditur nga mediat izraelite që citojnë një burim të informuar.

Ata folën përmes telefonit dhe Izraeli është i vetmi vend perëndimor që ka marrëdhënie mjaft të mira me të dyja vendet.

Zëdhënësi i Kremlin-it, Dmitry Peskov, në një deklaratë tha se ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me qeverinë ukrainase për statusin e saj neutral.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Peskov, gjatë fjalës së tij, u ndal te lëvizjet e fundit të Rusisë ku tha se nuk po kryhet pushtim, por “qëllimi i operacionit është çmilitarizimi i Ukrainës”.

“E ardhmja e Ukrainës qëndron në zgjedhjen e njerëzve të saj”, deklaroi Peskov.