Zelensky flet në Këshillin e Sigurimit: OKB të reformohet, gati drafti i paqes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky flet në Këshillin e Sigurimit: OKB të reformohet, gati drafti i paqes

Presidenti i Ukrainës, Vlodomyr Zelensky, ka kërkuar që vendet e OKB të unifikohen në qëndrimin e tyre për paqe në Ukrainë. Ai theksoi se është gati të mbahet konferenca me 10 pika në shërbim të paqes.

 

“Jemi gati që të mbajmë konferenca në nivel këshilltarësh në përputhje me 10 pika të formulës së paqes. Gjithashtu dhe një samitë global të udhëheqësve. Ky draft do të paraqitet për t’u vlerësuar nga krerët e shteteve për samitin e ardhshëm. Të gjitha ato vende të botës që respektojnë paqen mund të bashkëpunojnë për të rivendosur paqen. Bashkimi është kështu thelbësor për Ukrainën dhe në nivel kombëtar, për këtë arsye është dhe kyç për paqen”, tha ai.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që duhet rishikuar dhënia e vetove, pasi shfuqëzon OKB dhe i jep pushtet Rusisë.

 

“Në këtë KS, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme ulet në tavolinë për të zbehur gjenocidin që po ndodh në Ukrainë. Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara.

 

Advertisement

Sistemi aktual i OKB ju bën me me pak ndikim sesa pushteti i vetove nga komandohet e shpërdorohet nga disa, siç po bën Rusia. Reformimi i OKB duhet të kthehet në proces dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por reformimin e vetos. Kjo do i rikthente fuqinë OKB”, shtoi ai.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy