Ukraina është mirënjohëse ndaj Presidentit të SHBA Joe Biden dhe popullit amerikan për vendimin e tyre për të ofruar një paketë shtesë të ndihmës mbrojtëse prej 450 milionë dollarësh.
Keshtu shkroi në twitter, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kjo mbështetje, duke përfshirë sisteme shtesë Himars, është tani më e rëndësishme se kurrë. Falë përpjekjeve të përbashkëta do të çlirojmë territorin ukrainas nga agresori rus”, ka shkruar Zelensky.
Administrata e Biden njoftoi mbremjen e te enjtes dërgimin e mëtejshëm të ndihmës ushtarake në Ukrainë.
Paketa ushtarake përfshin sisteme të tjera raketore artilerie me lëvizshmëri të lartë (Himars) dhe municione.
Advertisement
Nderkohe edhe kryeministri italian Draghi u shpreh pro dergimit te armeve ne ndihme te Ukraines.
Advertisement