
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur përpara popullit të tij sërish, por sytë dhe vëmendjen, ia ka kushtuar Bashkimit Evropian, me kërkesat e radhës.
“Njerëz të Evropës, mos heshtni! Mbështeteni Ukrainën! Sepse nëse Ukraina nuk mbijeton, atëherë e gjithë Evropa do të bjerë”.
Ka qenë ky paralajmërimi i Zelenskyt, me një thirrje të radhës karshi komunitetit ndërkombëtar.
Këta të fundit, e kanë mbështetur pa kushte Ukrainën, por ndihmë konkrete kanë dhënë vetëm duke vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe duke dërguar ndihma ushtarake dhe amerikane.
Advertisement