Situata në terrenin e luftës vijon të jetë e tensionuar. Autoritetet ukrainase raportuan se forcat ruse kanë sulmuar disa ndërtesa banimi në periferi të Luhanskut.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmeroi se situata ushtarake në lindje të vendit do të jetë ekstremisht e vështirë.
VOLODYMYR ZELENSKY
PRESIDENT UKRAINËS
“Trupat ruse po tërhiqeshin nga veriu, me një ritëm të ngadaltë, por të dukshëm.Por ata po grumbullohen dhe po përgatiten për goditje të reja të fuqishme në rajonin e Donbasit dhe në qytetin e Harkivit. Beteja të ashpra na presin në të ardhmen. Nuk mund të mendojmë se ne i kemi kaluar tashmë të gjitha testet”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se ushtria ruse është tërhequr nga Aeroporti Hostomel, afër Kievit.
Aty ka pasur luftime të ashpra që prej nisjes së konfliktit, kur parashutistët rusë arritën me helikopterë dhe morën kontrollin e plotë.
Ndërkohë Ukraina ka mohuar se Kievi qëndron pas sulmit në depon e karburantit në Belgorod.
Një ditë më parë Rusia deklaroi se dy helikopterë ukrainas ishin përgjegjës për sulmin, i cili shkaktoi një zjarr në depon e naftës.