Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje kreu të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden që të jap një mesazh të fortë dhe të nevojshëm në fjalimin që pritet të mbajë përpara Kongresit.
Në një intervistë për CNN, nga bunkeri ku fshihet në Kiev, lideri ukrainas përsërit thirrje që lufta në Ukrainë është një realitet dhe jo një film. “Unë nuk jam një figurë ikonike, Ukraina është”, deklaroi mes të tjerash Zelensky.