Ish-presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është arratisur me plot 169 milionë dollarë dhe i është ofruar azil në Dubai “për arsye humanitare”, sipas ambasadorit afgan në Taxhikistan.

Ghani u largua nga vendi ditën e dielë, ndërkohë që talebanët kishin rrethuar kryeqytetin Kabul, me arsyetimin se donte të shmangte gjakderdhjen.

Sipas zëdhënësit të Ambasadës ruse, ish-presidenti i futi paratë në 4 makina dhe në një helikopter, por gjithsesi disa i la në tokë pasi nuk kishte më vend në mjete.

“Katër makina u mbushën plot me para’. U munduan që një pjesë tjetër të parave ta fusnin në helikopter, por jo të gjitha. Disa i lanë në tokë kur ikën”, u shpreh një zëdhënës i Ambasadës ruse në Kabul, Nikita Ishchenko,

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht u tha se Ghani u arratis në Uzbekistan, më pas u fol për Taxhikistanin, por në fund zbarkoi në Oman.

Por, sot Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë mirëpritur Ashraf Ghanin në Dubai, për arsye humanitare.