Presidenti Donald Trump dhe Mbretëresha Elizabeth zhvilluan një bisedë telefonike të martën, në valën e bisedave që ai bëri me liderët botërore.
Së fundmi u publikuan disa telefonata sekrete për presidentin Donald Trump nga reporteri Carl Bernstein. Ai pretendon se ka siguruar disa transkripte të bisedave të Donald Trump, me liderët kryesorë të botës.
Mirëpo vihet re se Trump është shumë i dhënë pas Mbretëreshës dhe respekti ndaj saj është maksimal. Raportohet se presidentu amerikan ka deklaruar se ata kanë një “kimi të natyrshme”.
Në këto biseda, raportohet se Trump ka veç lëvdata për Vladimir Putin dhe madje edhe i serviloset këtij të fundit, duke kërkuar me çdo kusht miratimin e këtij të fundit.
Ndërsa ish-kryeministren britanike Theresa May, Trump e ka cilësuar si një politikane shumë të dobët, gjatë një telefonate që ka pasur me të.