Nga Dashnor Kaloçi

Publikohet një dokument arkivor i panjohur më parë që është nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, i cili i përket vitit 1967 dhe bën fjalë mbi një korespodencë të Ministrit të Arsimit dhe Kulturës së asaj kohe, Thoma Deljana, me Ramiz Alinë sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, (për sektorin e propagandës dhe artit e kulturës), lidhur me numrin e objekteve të ndryshme të kultit, si kisha, xhamia, manastire, teqe, tyrbe, etj., që ishin deri në atë kohë në funksion dhe sa prej tyre do të mbeteshin në ruajtje si monument kulture dhe sa prej tyre do prisheshin apo do jepeshin për përdorim publik duke i’u ndryshuar krejtësisht destinacionin e tyre si objekte kulti.

Propozimet dhe sugjerimet e Ministrit të Kulturës së asaj kohe, Thoma Deljana, për Komitetin Qëndror dhe Ramiz Alinë, ku nga 1536 objekti kulti që ishin deri në vitin 1967 në gjëndje funksionale, nën mbrotjen e shtetit si monumente kulture ishin vetëm 294, gjë të cilën ai digaster e shikonte tepër të fryrë dhe i kërkonte udhëheqjes së lartë që ai të shkurtohej, duke mbetur nën ruajtje vetëm 96 prej tyre?!

Periudha e viteve 1965-’66 kur regjimi komunist i Enver Hoxhës morri vendimin për ndalimin me ligj të besimeve fetare dhe filloi aksionin e madh për prishjen dhe shkatërrimin e objekteve të ndryshme të kultit, si: kisha, xhamia, manastire, tyrbe, teqe, etj., solli dhe një problem tjetër të madh, ndoshta dhe të paparashikuar, atë që pjesa më e madhe e atyre objekteve të kultit, kishin vlera të mëdha, madje të pallogaritëshme kulturore, historike dhe arkitekturore, e një pjesë e tyre ishin shpallur Monumente Kulture që mbroheshin nga shteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por siç dihet tashmë, regjimi komunist dhe udhëheqja e lartë e PPSH-së që ishte në ballë të atij “aksioni të madh popullor” për prishjen e objekteve të kultit, duket se nuk pyeti shumë lidhur me atë gjë dhe prishi e shkatërroi disa objekte që ishin me vlera të mëdha kulturore-historike dhe arkitekturore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, siç ishte p.sh., kisha e Vaut të Dejës, apo dhe xhamia e madhe në qëndër të qytetit të Kavajës etj, të cilat pasi u kishin rezistuar shekujve dhe disa pushtimeve, u rrafshuan brenda ditës.

Përveç këtyre objekteve, historitë e të cilave tashmë janë të njohura publikisht, lidhur me këtë problem hedhin dritë edhe shumë dokumente arkivore që ndodhen në fondin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, të cilat hedhin dritë dhe janë një dëshmi e qartë e një katastrofe që u bë asokohe në Shqipëri mbi trashëgiminë kulturore. Një prej tyre është dhe ky dokument arkivor që publikohet për herë të parë nga Memorie.al, që i përket vitit 1967, ku ministri i Arsimit dhe Kulturës së asaj kohe Thoma Deljana (i konsideruar si një nga njerzit më të kulturuar të asaj qeverie), i ka dërguar një relacion Ramiz Alisë, sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, (që mbulonte propagandën, artin e kulturën), duke e informuar me detaje dhe hollësira lidhur me numrin e objekteve të kultit që ishin deri në atë kohë, dhe sa prej tyre duhet të mbeteshin si Monumente Kulture në ruajtje nga shteti, dhe sa duhet të prisheshin apo të jepeshin për “përdorim publik”?!

Që do të thoshte, se ato duhet të ndërronin destinacionin e tyre dhe të bëehshin magazina, vatra kulture, zyra, stalla, etj., etj., siç dhe ndodhi faktikisht. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë që publikohet i plotë dhe është nxjerrë nga një dosje voluminoze që disponon Memorie.al, e cila është botuar pjesë pjesë prej disa numrash, por ajo që vihet re në këtë realcion të ministrit Deljana, është numri i kishave që ishin funksionale në atë kohë, 631, nga të cilat propozohej që të merrenin në mbrojtje nga shteti si Monumente Kulture, 66 prej tyre, kurse numri i xhamive që ishte 850, propozohej për t’u marrë në mbrojtje, vetëm 19 prej tyre! Po a u zbatuan këto propozime të ministrit të Arsimit e Kulturës së asaj kohe?

Lidhur me këtë do njihemi në numrin e ardhshëm nëpërmjet dëshmive të Dr. Prof. Aleksandër Meksit, ish-specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës në ato vite, i cili dëshmon se u desh ndërhyrja e Gani Strazimirit, (themeluesit dhe drejtorit të atij Instituti), deri tek udhëheqja e lartë e PPSH-së dhe personalisht te Enver Hoxha, si dhe e profesor Dhimitër Shuteriqit, ish-Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në atë kohë, te Thoma Deljana, duke bërë të mundur shpëtimin e shumë objekteve të kultit, duke i shpallur ato Monumente Kulture, që mbroheshin nga shteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Relacioni i ministrit të Arsimit e Kulturës, Thoma Deljana, për Ramiz Alinë

R E L A C I O N

MBI SHKURTIMET E NUMRIT TE MONUMENTEVE FETARE

Deri në fund të vitit të kaluar në Shqipëri funksiononin 1536 godina kulti, të ndara si më poshtë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  • Kisha ortodokse 600
  • Kisha katolike 31
  • Manastire 8
  • Teqe bektashijsh 45
  • Teqe helvetijsh 2
  • Xhami 850

Përveç këtyre kishte edhe shumë kisha, xhamia, etj., të cilat qëndronin të mbyllura prej kohësh dhe në to ose nuk kryeheshin fare ceremoni fetare ose bëheshin rrallë.

Nga ndërtesat fetare të këtyre dy kategorive, nën mbrotje të shtetit, si monument kulture, ishin vetëm 294 xhamia, kisha teqe, etj.

Edhe më parë kemi qenë të mendimit se ka patur teprime në caktimin e numrit si monumente të këtyre institucioneve fetare.

Numri prej 294 ka qenë i madh dhe i pa studjuar mirë. Për këtë qëllim, ministria e Arsimit dhe Kulturës ngarkoi një komision për ta riparë numrin e këtyre monumenteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni në shqyrtimin që i bëri listës së këtyre monumenteve, arriti në përfundim se duhet shkurtuar në masën rreth 70 %, duke lënë kështu në mbrojtje të shtetit vetëm monumentet të ndara si më poshtë:

  • Kisha 66
  • Xhamia 10
  • Teqe 1
  • Rrënoja godinash të vjetra, dhe shpella 19

Në caktimin e listës së re, të cilat ja bashkangjitim këtij relacioni, komisioni dhe kolegjumi i Ministrisë ndoqën këto kritere:

Të mbeten si monumente ato institucione fetare që kanë vlerë shumë të madhe historike, kulturale dhe artistike.

Ruhen monumente fetare të periudhës para turke të shekujve XV-XVIII.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ruajtjen e monumenteve jemi nisur jo vetëm nga periudha e vjetërsisë, por në rradhë të parë nga rëndësia e tyre për njohjen dhe studimin e historisë së arteve figurative shqiptare dhe për historinë e kulturës në përgjithësi. Kështu p.sh. nga piktura jonë, në listën që propozojmë janë veprat e Onufrit, David Selenicës, Kostandin Shpatarakut, etj.,të cilat i kemi në një numër të vogël.

Piktorët e tjerë që i kemi në shumë kisha janë lënë për t’u ruajtur vetëm në ato institucione fetare ku ata përfaqësojnë më mirë dhe veprat e tyre paraqiten në gjëndje më të mirë. E marrë në tërësi, piktura jonë do të parfaqësohet me krijimet e periudhës së lulëzimit më të plotë: për kohën e dekadencës është lënë në listë vetëm ndonjë dhe kjo është bërë për ta patur më të plotë kuadrin e zhvillimit të saj.

Edhe për arkitekturën pothuajse këto kritere janë ndjekur. Janë ruajtur godina kulti që janë karakteristike të një kategorie të caktuar ndërtime dhe stilesh. Ndërtesa që përsëritin njëra tjetrën, janë hequr nga lista be monumenteve. Ka disa monumente të një shekulli, të cilat janë në listë sepse përfaqësojnë tipa të ndryshme arkitekturale.

Në caktimin e listës së re u pat parasysh që këto monumente kulti nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Por ky kriter, siç mund të shikohet edhe nga lista që po ju paraqesim, nuk mund të zbatohej plotësisht. Kështu p.sh. në jug të Shqipërisë ka më shumë monumente se sa në veri, gjë që rrjedh nga rëndësia dhe shtrirja e tyre në këto zona edhe fakti se këto studjonjësit tani i njohin më shumë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për një pjesë të monumenteve para se të vendosej u bënë sondazhe në vënd.

Në përfundim nga shqyrtimi i listës së monumenteve (249) që kemi patur deri tani hiqen 198, nga të cilat 41 jemi të mendimit të jipen që tani për përdorim publik. Të tjerat, (157) që propozojmë të hiqen nga mbrojtja shtetërore, nuk janë pa vlerë. Me gjithëse më pak se të tjerat edhe këto paraqesin vlerë të veçantë për historinë e kulturës sonë, prandaj para se të dorëzohen për përdorim publik, duhet t’u bëhet dokumentacioni përkatës. Dokumentacioni ka rëndësi të madhe për studimet e ardhëshme në fushën e historisë së arkitekturës dhe të arteve.

Kryerja e dokumentacionit kërkon që ne të shtojmë forcat (inxhiniere, piktor, skicograf, fotograf etj.) pranë Institutit të Monumenteve dhe sektorit të arteve të Institutit të Histori-Gjuhësi, kërkon të paisim ata me aparate të veçanta, filma me ngjyra, filma bardh e zi dhe të angazhojmë edhe disa kuadro të Kinostudjos “Shqipëria e Re”, për të bërë filmimin e plotë të të gjithë monumenteve që nuk janë në ruajtje.

Kryerja e dokumentacionit është e lidhur edhe me faktin se në përgjithësi monumentet e kultit janë të njohura pak nga studjonjësit tanë. Gjatë dokumentacionit që kërkojmë të bëhet, ne do të mund të saktësojmë më mirë listën, do të japim një gjykim më të drejtë për ruajtjen ose jo të tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryerja e dokumentacionit për monumentet që do të hiqen nga mbrojtja shtetërore kërkon kohë. Rretheve do t’u jepen për t’i përdorur ose adoptuar për nevojat e tyre, vetëm në tremujorin e III të vitit 1968. Para kësaj do të jepen pjesërisht ato institucione për të cilat nga ana jonë do të ketë dokumentacion përfundimtar.

Shhtojmë se, meqënse numri i institucioneve fetare që mbeten si monumente më me vlerë të vëndit tonë, del detyrë që t’i mirëmbajmë, t’u bëjmë shërbimet e nevojëshme dhe t’i kthejmë në qëndra të vizitueshme, ku njerzit tanë të mësojnë për rëndësinë e vlerën historike, kulturale dhe artistike të tyre.

M I N I S T R I

(Thoma Deljana)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";