Shkencëtarët ruse pas një studimi të kryer në lidhje me Covid-19 kanë në konkluzione se foshnjat janë më pak të prekura nga koronavirusi dhe kjo për shkak të proteinës që gjendet në qumështin e gjirit, të cilat mbrojnë sistemin e tyre imunitar.

Studiuesi i Institutit të Biologjisë së Gjeneve të Akademisë Ruse të Shkencave, Igor Goldman, tha qumështi i gjirit mbron sitemin imunitar të pazhvilluar të bebeve kundër bakterieve dhe viruseve.

“Kemi parë vetëm raste të izoluara të infektimit të bebeve nga koronavirusi, dhe kjo na dha idenë për të testuar laktoferinën, proteinën e qumështit të gjirit që mbron sistemin imunitar të pazhvilluar të bebeve kundër bakterieve dhe viruseve.”është shprehur ai.

Sipas studiusve “Laktoferrina” vepron si një stimulues imuniteti që mund të përmirësojë aftësinë e njeriut për të luftuar viruset, jo vetëm tek foshnjat por edhe tek të rriturit. Po ashtu shkencëtarët thanë se ngjashmëri me proteinën që gjendet të qumështi I gjirit të gruas gjendet edhe tek qumështi I dhisë, e cila ka aftësinë për të penguar aktivitetin e viruseve si rotavirus, hepatiti C dhe HIV.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Proteina e quajtur “neolactoferrin”, thuhet se ka veti anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-kërpudhor dhe sipas shkencëtarëve, kjo mund të stimulojë imunitetin adaptiv tek njerëzit që janë prekur nga Covid-19, duke lehtësuar ashpërsinë e simptomave që ata kanë. Ata gjithashtu besojnë se proteina mund të na mbrojë nga infektimi me Covid-19 dhe të veprojë në mënyrë të ngjashme me një vaksinë.

“Ideja për ta përdorur kundër një infeksioni viral siç është Covid-19 ka një bazë shkencore të rrënjosur në një studim dekadash të neolaktoferrinës të kryer së bashku me Institutin”, tha Goldman.