Aktori amerikan Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në filmin hit të viteve ’90, “Friends”, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Prej vitesh luftonte varësinë kundër alkoolit dhe drogës, të cilat i morën edhe jetën. BBC bazuar në të dhënat nga zyrtarë mjekësorë në Los Anxhelos, raporton se aktori ka vkekur nga efektet akute të ketaminës.
Ylli u gjet i pavetëdijshëm në pishinën e shtëpisë së tij në LA në tetor, por një ekzaminim pas vdekjes nuk ishte përfundimtar në atë kohë. Mbytja u rendit si një faktor kontribues në vdekjen e tij.
Perry u nominua për çmim Emmy për rolin e tij në Friends. Ai po ashtu kishe luajtur në filma të tjerë, sikurse Fools Rush In dhe The Ëhole Nine Yards.
Perry kishte folur hapur për problemet e tij me varësinë nga alkooli.
Perry u lind më 19 gusht 1969 në Uilliamstoun, Masaçusets. Babai i tij ishte aktori John Bennett Perry, ndërkaq nëna e tij Suzanne, kishte qenë sekretare për media gjatë qeverisjes së kryeministrit kanadez, Pierre Trudeau./vizionplus.tv