Një dosje e dyshimtë e dërguar në Gjykatën e Selanikut përmbante një eksploziv të rrezikshëm.

Dosja i ishte nisur kryetarit të Apelit të Selanikut, ndërsa sapo u konstatua përmbajtja e dyshimtë u njoftuan menjëherë autoritetet dhe gjykatat u evakuuan.

Zarfi ishte bllokuar dhe do të shpërthente sapo marrësi ta hapte. Zarfi, sipas mediave greke, përmbante një sasi vdekjeprurëse dinamiti.

Punonjësit e policisë me përvojë të Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese kanë vazhduar për neutralizimin e bombës. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";