Xhorxh Kluni: E dua Biden, por me atë si kandidat humbasim zgjedhjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhorxh Kluni: E dua Biden, por me atë si kandidat humbasim zgjedhjet

Aktori i njohur hollivudian Xhorxh Kluni i ka bërë thittje Joe Biden që të tërhiqet nga gara për president.

Kluni ka lënë të nëkuptohet se me Biden si kandidat demokratët i kanë të humbura zgjedhjet përballë kandidatit republikan Donald Turmp.

Aktori George Clooney, një mbështetës i zjarrtë i demokratëve, në një artikull të botuar në Neë York

Zyrtarët e lartë demokratë, senatorët, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe kandidatët e tjerë që rrezikojnë të humbasin në nëntor duhet t’i kërkojnë këtij presidenti që vullnetarisht të tërhiqet. Unë e dua Joe Biden. Si senator, si nënkryetar dhe si president. Unë e konsideroj atë një mik dhe besoj në të. Besoj në karakterin e tij. Besoj në moralin e tij. Në katër vitet e fundit, ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur. Por, e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është lufta kundër kohës”, shkruan Kluni.

Advertisement

Ai i ka bërë thirrje demokratëve kryesorë, duke përmendur Chuck Schumer, Hakeem Jeffries dhe Nancy Pelosi, që t’i kërkojnë Bidenit që të tërhiqet vullnetarisht.

Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”, paralajmëroi Clooney, duke shtuar se ligjvënësit me të cilët ai ka folur privatisht e ndanë këtë pikëpamje, raporton CNN.

Më herët, Nancy Pelosi, një demokrate kryesore dhe kryetare e Dhomës për një kohë të gjatë i bëri thirrje Presidentit Joe Biden të vendosë nëse ai do të mbetet në garën për zgjedhjet presidenciale të nëntorit pas dyshimeve të shprehura për shëndetin e tij.

Koha është e ngutshme”, tha Pelosi, duke shtuar se vendimi i takon presidentit.

Advertisement

Për më tepër, dy ditë më parë, Stephen King iu bashkua listës së figurave të shquara që i kërkonin Presidentit Joe Biden të tërhiqej nga gara presidenciale 2024.

Joe Biden ka qenë një president i mirë, por është koha që ai të njoftojë, në interes të Amerikës që e do aq qartë, se nuk do të kandidojë për rizgjedhje”, shkroi King sot në Tëitter.

Autori amerikan ka shprehur prej kohësh kundërshtimin e tij ndaj Donald Trump, duke shkruar të dielën se “e djathta franceze po shkon drejt humbjes pavarësisht sondazheve”. Ai shtoi, “Shpresojmë se e njëjta gjë do të ndodhë me Trump dhe miqtë e tij”.

Megjithatë, shqetësimet e tij për Biden, pas performancës së dobët të presidentit në debatin e 27 qershorit, pasqyrojnë ankthin brenda Partisë Demokratike dhe donatorët dhe mbështetësit e saj prej kohësh nëse presidenti amerikan mund të mposht paraardhësin e tij në nëntor.

Advertisement

Për më tepër, aktori dhe regjisori amerikan Rob Reiner i bëri thirrje Joe Biden të tërhiqej nga gara. Sponsorë dhe mbështetës të shquar nga industria e artit dhe kinematografisë, si skenaristi dhe producenti Damon Lindelof dhe bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings, gjithashtu duan që presidenti të japë dorëheqjen.

Unë nuk do të shkoj askund,” tha Joe Biden në emisionin “Morning Joe” të MSNBC, duke argumentuar se thirrjet për tërheqjen e tij nga gara kundër Trump vijnë nga “elitat” e partisë dhe duke theksuar se votuesi mesatar ende e dëshiron atë si kandidat demokrat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy