Xhihadi Islamik: Pengjet izraelite tentuan të vetëvriteshin, i trajtuam siç bën Izraeli me të burgosurit tanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhihadi Islamik: Pengjet izraelite tentuan të vetëvriteshin, i trajtuam siç bën Izraeli me të burgosurit tanë

Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, Brigadat Al-Quds, njoftoi se disa pengje izraelite tentuan të kryenin vetëvrasje pasi u trajtuan në të njëjtën mënyrë si Izraeli i trajton të burgosurit palestinezë.

“Disa të burgosur tentuan të vetëvriteshin si rezultat i zhgënjimit të madh që ndjejnë për shkak të neglizhimit të çështjes së tyre nga qeveria e tyre,” tha Abu Hamza, një zëdhënës i Brigadave Al-Quds. “Ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë pengjet izraelitë në të njëjtën mënyrë si Izraeli i trajton të burgosurit tanë ,” shtoi ai.

Xhihadi Islamik nuk specifikoi se çfarë masash ka marrë kundër pengjeve izraelite.

Përpjekjet e ndërmjetësve arabë, të mbështetur nga SHBA, kanë dështuar deri më tani për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Advertisement

Hamasi pohon se çdo marrëveshje duhet të përfshijë dhënien fund të luftës dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, ndërsa Izraeli thekson se do të pranojë vetëm pauza të përkohshme derisa Hamasi të eliminohet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy