Grupi mercenar rus Wagner ka dërguar 500 trupa të tij në Mali, njoftoi agjencia e lajmeve Anatolia.

Ushtarët e grupit mercenar rus Wagner kanë mbërritur në Bamako, kryeqyteti i Malit, raportojnë mediat kombëtare. Por autoritetet e Malit nuk kanë komentuar ende për këtë çështje.

Vendet perëndimore, në një deklaratë të përbashkët me shkrim që bënë më pas, reaguan ndaj vendosjes së trupave të Grupit Wagner në Mali.

Deklarata tha se vendosja e trupave në Mali mund të përkeqësojë situatën e sigurisë në Afrikën Perëndimore dhe të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si partnerë ndërkombëtarë të përkushtuar për të mbështetur Malin dhe popullin e tij në përpjekjet e tyre për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, ne dënojmë fuqishëm vendosjen e mercenarëve në Mali”, thuhet në deklaratë.

Mercenarët rusë besohet se kanë vepruar ose po veprojnë në Libi, Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan, Mozambik, Guine, Guinea-Bissau, Madagaskar, Zimbabve dhe Angola.

Mercenarët e Wagner-it në vendet ku ndodhen trajnojnë ushtritë lokale, mbrojnë figurat kryesore, luftojnë grupet rebele dhe sigurojnë miniera ari, diamanti dhe uraniumi në pikat e nxehta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";