Një vullnetar që mori pjesë në testin e vaksinës kundër Covid-19, ka treguar efektet që ka patur më pas.
Ian Haydon, shprehet për mediat amerikane, se ka patur disaa efekte anësore për shkak se mori një dozë të lartë të vaksinës, ku përfshiheshin ethe dhe të vjella.
“Simptomat zgjaten një ditë, kisha ethe, të vjella dhe lodhje fizike. U detyrova të shkoj në spital në mënyrë që mjekët mund të më vëzhgonin dhe të kryenin testet e nevojshme. Pas një ditë, nuk kisha më asnjë simptomë”, tregon ai për CNN.
Rrjeti amerikan CNN raportoi këtë javë se një vaksinë Covid-19 e zhvilluar nga ndërmarrja e bioteknologjisë Moderna në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, ka treguar efikasitet në të gjithë vullnetarët në fazën e parë të vaksinës.
Rezultatet u botuan në “Neë England Journal of Medicine” të marten e kësaj jave.
The post Vullnetari i parë i vaksinës Covid-19 tregon efektet anësorë, ja çfarë më ndodhi appeared first on Vizion Plus.