Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin pritet të takohet sot me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo vizitë ka sjellë reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Shtetit nënvizoi se “SHBA vlerëson partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit rus në Evropë dhe ofrimin e saj të ndihmës humanitare për popullin ukrainas.”

Sipas departamentit, në fokus mbetet puna me liderët në Serbi për të forcuar partneritetin strategjik mes SHBA dhe Serbisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DASH ndër të tjera vëren se qëndrimi amerikan për Aleksandër Vulin është i mirënjohur, pasi ai mbetet nën sanksionet amerikane.

Një ditë më parë  Bashkimi Europian tërhoqi vëmendjen se mbajtja e raporteve normale me Rusinë në kohën e agresionit ndaj Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE./vizionplus.tv