Situata nga pandemia e koronavirusit në Serbi ka detyruar presidentin Aleksandër Vuçiç të paralajmërojë rikthimin e izolimit tw pjesshwm në Bograd.

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, Vuçiç tha se “situata në kryeqytet është kritike, e po ashtu edhe në 4 qytete të tjera, pasi 120 persona janë të intubuar dhe më shumë se 4 mijë të tjerë janë duke u trajtuar në të gjitha spitalet e vendit.

“Nga e Premtja, Beogradi do të jetë në shtetrrethim deri të hënën,” tha Vuçiç, duke shtuar se me këtë ritëm, situata mund të bëhet edhe më e vështirë.

Presidenti i Serbisë gjithashtu njoftoi se duke nisur nga nesër, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për të moshuarit dhe për njëri tjetrin, veçanërisht për mjekët të cilët ndodhen në frontin e parë të luftës.

The post Vuçiç rikthen izolimin në Beograd/ Kufizime në fundjavë edhe në katër qytete të tjera appeared first on Vizion Plus.