Vuçiç i dorëzon Zaev vaksinat: Do të ndihmojmë edhe vendet e tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç i dorëzon Zaev vaksinat: Do të ndihmojmë edhe vendet e tjera

Maqedonia e Veriut ka siguruar 4,680 dozat e para të vaksinës kundër covid 19, nga Serbia. Vetë presidenti Alexandër Vucic ishte i pranishëm në pikën kufitare Tabanovc për të dorëzuar kontigjentin e parë të produktit të blerë nga kompanitë Pfizer dhe Biontech.

ALEXANDER VUCIC, PRESIDENT I SERBISE

“Serbia nuk ka interes tjetër përveç se të tregojë miqësi me popullin dhe shtetin maqedonas. Kjo është dhurata më e zakonshme, për të cilën jemi të sigurt që do të na bënit edhe ju. Një mik i vërtetë është ai që ju ndihmon kur jeni në telashe. Shpresoj që vaksinat të jenë në dispozicion të mjekëve të që janë në radhët e para të përballjes me pandeminë”.

Në total Serbia do ti dhurojë Maqedonisë së veriut 8 mijë doza të vaksinës ndërsa kreu i shtetit bëri të ditur se edhe vende të tjera të rajonit do të ndihmohen. Ndërkohë kryeminstri, Zoran Zaev, e konsideroi ndihmën një akt të vërtetë miqësie.

Advertisement

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTER, MAQEDONI E VERIUT

“Kjo ngjarje është rezultat i miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy shteteve tona, si dhe mirëkuptimit me situatën në të cilën ndodhet e gjithë bota. Pakoja prej 4680 vaksinash, nga gjithsej 8,000, është shprehje e një dore miqësore dhe ndihme për qytetarët maqedonas derisa të vijnë vaksinat që kemi porositur”.

Edhe Bullgaria premtoi një donacion prej rreth 5 mijë vaksinash por ato nuk kanë mundur ende të arrijnë për shkak të pengesave teknike. Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të 200 mijë vaksinave nga Kina.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy