Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-kryetari i Parlamentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-kryetari i Parlamentit

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Berisha gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte po ashtu edhe i burgosur politik, e ish-anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Postimi i plotë i Visar Berishës:

Sot heret ne mengjes na la Kolë shoqi!

Advertisement

Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun.

Ma shume se dhimte, kam nje ndjenje çlirimi per trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem.

Per shkak te situates se rande epidemiologjike dhe masave qe prej sot jane ne fuqi, nuk do te mund te organizojme te pame per baben.

Neser, me 30.08.2021 ne oren 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Drites per baben, kurse ne oren 13 do te jete vorrimi me rrethin e ngushte familjar ne vorrezat e qytetit te Prishtines.

Advertisement

E di, qe shume prej jush doni me qene nga afer pjese e dhimtes tone, por shendeti i juaj dhe te gjithe te tjereve ka me shume rendesi.

Kujtojeni baben e ne në lutje, prej aty ku jeni.

Ngushllimet i pranojme nepermjet telefonit.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy