Vritet në mes të rrugës ish-deputetja ukrainase

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vritet në mes të rrugës ish-deputetja ukrainase

Një ish-deputete ukrainase ka vdekur pasi u qëllua në mes të rrugës në qytetin perëndimor të Lviv.

Iryna Farion shkaktoi polemika në vitin 2023 duke sugjeruar që “patriotët e vërtetë” të Ukrainës nuk duhet të flasin rusisht në asnjë rrethanë.

Vrasja e 60-vjeçares të premten po hetohet dhe policia thotë se mund të ketë qenë një sulm i synuar.

Sulmuesi i saj nuk është identifikuar. Policia thotë se një ndërprerje e energjisë ka prekur kamerat e sigurisë në zonë.

Advertisement

Guvernatori rajonal i Lviv, Maksym Kozytskyi tha në Telegram se zonja Farion vdiq në spital pas të shtënave.

Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko tha se policia po kërkonte një motiv lidhur me ngjarjen e rëndë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy