Reggio Emilia, Itali – Një 61-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja, sipas medieve italiane ka ndodhur pas një sherri të momentit mes shqiptarit dhe autorit 41-vjeçar me origjinë italiane.

61-vjeçari shqiptar kishte shkuar për të vizituar mbesën e tij, fqinje e sulmuesit.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, mes të dyve ka shpërthyer një debat  për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën karabnierët të cilët arrestuan autorin dhe i kanë sekuestruar thikën me të cilën kreu krimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai akuzohet për vrasje të rëndë me dashje./vizionplus.tv