Një 42-vjeçar shqiptar ka mbetur I vdekur në Gjermani si pasojë e një atentati me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Krefeld në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.
Advertisement
Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptari ishte duke ecur me biçikletë teksa është qëlluar nga pas, nga një distancë e afërt. Identiteti I tij nuk bëhet i ditur ende.
Advertisement
Gjithashtu edhe autori është arratisur pas ngjarjes.
Autoritetet janë vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Advertisement