Një udhëheqës ushtarak i Hezbollahut u vra sot nga një sulm izraelit në Libanin jugor, njoftoi organizata aleate e Hamasit.

Një burim i afërt me Hezbollahun tha se ai ishte lideri i tretë i lartë ushtarak që vritet në Libanin jugor që nga fillimi i konfliktit me forcat izraelite më 8 tetor.

“Komandanti Mohammed Nimeh Nasser (Haj Abu Nimeh), i lindur në vitin 1965, u vra në komunitetin Hadatha”.

Agjencia zyrtare e lajmeve ANI e Libanit raportoi se “një dron armik shënjestroi një makinë në rrugën al-Haus, në lindje të qytetit Tire”, duke shtuar se dy persona u vranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 11 qershor, në një sulm të ngjashëm në Juëaya, u vra Taleb Sami Abdallah, komandant i një prej tre sektorëve të Libanit jugor. Hezbollahu iu përgjigj këtij sulmi duke bombarduar Izraelin verior.