Vriten tre civilë në Ukrainë, teksa Rusia i vazhdon sulmet pareshtur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vriten tre civilë në Ukrainë, teksa Rusia i vazhdon sulmet pareshtur

Tre civilë janë vrarë të dielën nga një sulm rus në rajonin juglindor Zaporizhja, teksa Rusia i vazhdoi sulmet ajrore dhe të artilerisë ndaj qyteteve dhe fshatrave ukrainase, njoftuan zyrtarët lokalë.

“Dy burra dhe një grua vdiqën nën gërmadhat e shtëpisë së tyre, e cila u godit nga një predhë ruse”, tha guvernatori lokal, Ivan Fedorov, në Telegram.

Federov tha se një person tjetër u plagos kur forcat ruse e bombarduan qytetin me raketahedhës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se Rusia i kreu 88 sulme ajrore gjatë natës, duke i lëshuar 17 dronë Shahed dhe 10 raketa.

Advertisement

Kundërajrorët ukrainas i shkatërruan të gjithë 17 dronët rusë, sipas ushtrisë ukrainase. Dronët u rrëzuan në rajonet Dnipropetrovsk, Harkiv dhe Poltava.

Më shumë se 100 fshatra ukrainase u përballën me zjarrin e artilerisë ruse në rajonet ukrainase Çernihiv, Donjeck, Dnipropetrovsk, Harkiv, Herson, Luhansk, Mikolaiv dhe Zaporizhja, sipas Shtabit të Përgjithshëm.

Ushtria, ndërkohë, theksoi se 57 luftime u zhvilluan mes trupave ukrainase dhe forcave pushtuese ruse në ditën e fundit.

Ukraina i zmbrapsi 26 sulme ruse në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, si dhe kreu sulme ndaj pozicioneve ruse në 11 zona, duke u shkaktuar atyre “humbje në ushtarë dhe pajisje”, tha ushtria.

Advertisement

Ajo tha ia shkaktoi forcave ruse 820 viktima dhe i shkatërroi 17 tanke, 54 autoblinda dhe 54 sisteme të artilerisë gjatë ditës së fundit.

Ky pretendim nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur. /REL/

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy