Dy ushtarë francezë u vranë teksa mjeti i tyre goditi një pajisje shpërthyese të improvizuar në verilindje të Mali. Kjo ngjarje vjen disa ditë pasi tre ushtarë të tjerë humbën jetën në të njëjtën mënyrë.
Shkon në 50 numri i ushtarëve francezë të vrarë në vendin e Afrikës Perëndimore, që kur Franca ndërhyri për herë të parë në 2013, për të ndihmuar në largimin e forcave xhihadiste.
Zyra e Emmanuel Macron theksoi në një deklaratë se Presidenti u trishtua nga lajmi për humbjen e jetës së Rreshterit Yvonne Huynh dhe Brigadierit Loic Risser, 33 dhe 24 vjeç. Të dy ishin anëtarë të një regjimenti të specializuar në punën e inteligjencës.
Një ushtar tjetër u plagos në shpërthim, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";