Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një makine-bombë në qytetin Aden, në jug të Jemenit.

 

Zyrtarët thanë se katër të vdekurit ishin ushtarë, ndërkaq tre persona që u plagosën janë civilë, përfshirë edhe një fëmijë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, ky sulm ishte “një përpjekje terroriste për tentim-vrasje” ndaj guvernatorit Ahmed Lamlas, që është sekretar i përgjithshëm i Këshillit Tranzitor Jugor (STC). Ky këshill është në garë me Qeverinë qendrore që mbështetet nga Arabia Saudite, për kontrollin e Adenit dhe pjesës jugore të vendit.

 

Qeveria dhe STC-ja janë aleatë në koalicionin e udhëhequr nga sauditët për të luftuar rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, edhe pse raportet mes tyre shpesh janë të tensionuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndarjet në jug të Jemenit janë komplikuar përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Jemen, që ka lënë të vdekur dhjetëra-mijëra persona./ Rel