“Vrau të burgosurit/ Mike Pence akuzon për krime të rënda Presidentin iranian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vrau të burgosurit/ Mike Pence akuzon për krime të rënda Presidentin iranian

Qëndrimet e presidencës së Ebrahim Raisi-t ndaj bisedimeve bërthamore dhe ndërhyrjet e vazhdueshme në rajon ishin çështjet kryesore që u diskutuan në  samitin e posaçëm për Iranin, të mbajtur në Uashington.

 

Ish-zëvendës Presidenti amerikan, Mike Pence, ndërsa theksoi mbështetjen e shteteve të bashkuara për themelimin e një vendi demokratik, akuzoi presidentin iranian Raisi për vrasjen e 30 mijë të burgosurve politikë.

 

Advertisement

MIKE PENCE

ISH-ZV.PRESIDENT I SHBA 

“Ai është një vrasës brutal i masave, përgjegjës për masakrën e 1988-ës ndaj 30 mije të burgosurve politikë. Përzgjedhja e tij si president ka për qëllim ta shtypë disidencën brenda vendit dhe ta detyrojë përmes frikës popullin iranian që të heshtë. Ne qëndrojmë pa asnjë dyshim në anën e popullit iranian dhe Rezistencës së tij”.

 

Advertisement

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës kërkoi që presidenti aktual, Raisi të ndiqet penalisht për gjenocidin që ka kryer.

 

MARYAM  RAJAVI

“Kjo konferencë po zhvillohet në kohën e duhur. Regjimi është i përmbytur nga shumë kriza për të cilat nuk ka zgjidhje. Jeta e përditshme e popullit po përkeqësohet. Themelet ekonomike janë shkatërruar. Me pak fjalë, populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë”.

Advertisement

 

Ndërkohë, ish-gjeneralit, James Conway, i cili ka qenë komandant për vite me radhë i Marinsave Amerikanë nën administratën e Presidentit George Bush, ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mikpritjen e te larguarve nga regjimi i Teheranit Vitin 2012.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy