Zyrtarët amerikanë njoftuan arrestimin dhe vënien nën akuzë për vrasje të ish oficerit të policisë, të shkarkuar nga detyra, për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.
Pas këtij vendimi, gruaja e oficerit të akuzuar për vrasjen e George Floyd tani ka bërë kërkesë për divorc nga ai.
Ish-missi ka kërkuar divorc nga Derek Chauvin në të njëjtën ditë, kur polici i pushuar u akuzua për vrasjen e Floyd.
Derek Chauvin është një nga efektivët e policisë që u larguan nga detyra pas vdekjes së Floyd pas arrestimit.
Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar trazira të mëdha në qytetin amerikan të Minneapolis. Mijëra qytetarë kanë protestuar dhunshëm kundër vrasjes së amerikanëve me ngjyra nga ana e policisë.
Të enjten, pas një proteste, persona të maskuar i vunë zjarrin një stacioni policie si dhe shkatërruan e bastisën ndërtesa të tjera duke detyruar autoritetet të dislokojnë Gardën Kombëtare.